E ardhmja e luftës, ushtria amerikane teston robotë ushtarakë në stërvitje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka demonstruar përdorimin e mjeteve tokësore pa pilot gjatë një stërvitjeje ushtarake në Gjermani, duke treguar se si teknologjia autonome mund të përdoret në operacionet luftarake për të mbështetur trupat në terren.

Gjatë stërvitjes u prezantuan disa modele robotësh ushtarakë, përfshirë Azak S26 dhe Ark Robotics A1, të cilët u përdorën për transportimin e furnizimeve, evakuimin e të plagosurve dhe për mbështetje gjatë sulmeve ndaj pozicioneve të armikut. 

Në një nga skenarët e demonstrimit, një njësi këmbësorie avancoi drejt një bunkeri armik dhe përdori mjetet pa pilot për të mbështetur sulmin.

Ushtari Reeves, Ghost Troop, shprehet: “Ju patë një skuadër këmbësorie që avancoi për të luftuar një bunker armik. Pasi u përballën me bunkerin, ata u përfshinë në shkëmbim zjarri dhe përdorën mjetet tokësore pa pilot dhe sistemet e tyre të armëve për të sulmuar bunkerin, përveç kapaciteteve normale që kemi.”

Ushtarakët thonë se këto sisteme mund të reduktojnë rrezikun për ushtarët dhe të kryejnë detyra të vështira në fushën e betejës.

Mendoj se janë shumë të rëndësishme. Ato kërkojnë më pak njerëz në fushëbetejë dhe mund të bëjnë gjëra që njerëzit nuk mund t’i bëjnë lehtë, si transportimi i peshave të mëdha, municioneve, ushqimit apo edhe të plagosurve”, shton Reeves.

Stërvitja është pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të integruar teknologjitë autonome në operacionet ushtarake dhe për të rritur sigurinë dhe efikasitetin në fushën e betejës.

Share This Article