ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët 2 hours ago
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë 2 hours ago
Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton 2 hours ago
Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri 2 hours ago
Carlo Ancelotti nuk fshihet, italiani kërkon Kupën e Botës me Brazilin: Ndodhem te skuadra më fituese në histori 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?

albnews by albnews
28 January, 2025
in Bota, Opinion
0
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Paul Taylor The Guardian

Për më shumë se dy dekada, Recep Tayyip Erdoğan ka shkelur një vijë të hollë mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Turqia ka përfituar nga ndihma e të dyja palëve në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ka zgjeruar ndikimin dhe praninë e saj ushtarake në Siri, Libi, Kaukazin e Jugut, Mesdheun Lindor dhe Gjirin Persik; ka përhapur pushtetin e butë në Afrikë, Azinë Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor dhe ka ndërtuar një industri të fuqishme kombëtare të mbrojtjes.

RelatedPosts

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Ish-diplomati rus, i përfshirë në skandalin e agjentit të FBI-së, pret dënimin

Kurthi që vrau 3 policë në Itali, dalin pamjet e gruas me molotov në dorë, hodhi në erë shtëpinë

Kur ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare analizojnë këtë, ata kthehen te termi “akt balancues”. Analistët turq flasin për “autonomi strategjike”, që nënkupton aftësinë për të mbrojtur interesat e vendit kundër të gjitha kërcënimeve, pa u varur nga asnjë fuqi e jashtme.

Por, a mund të vazhdojë Erdoğani këtë akrobaci gjeopolitike dhe të përfitojë nga mandati i dytë i Trumpit? Mandati i parë i Trumpit u karakterizua nga marrëdhënia e afërt mes dy liderëve, por pati edhe përplasje dhe keqkuptime që krijuan mosbesim të thellë mes Turqisë dhe ShBA-së.

“Ky është presidenti i pestë amerikan me të cilin Erdoğani ka punuar … ai në fakt nuk i frikësohet Zyrës Ovale”, ka thënë Aaron Stein, specialist për Turqinë dhe president i Institutit të Kërkimeve për Politikën e Jashtme të ShBA-së, në një takim në Qendrën e Politikave Evropiane. Marrëdhënia mes dy vendeve, sipas tij, karakterizohet nga qëndrueshmëria e paqëndrueshme dhe përderisa dy shtetet nuk shkojnë më mirë me njëri-tjetrin, “nuk do të prishet lidhja me NATO-n”.

Gjatë administratës së parë të Trumpit, ShBA-ja e përjashtoi Turqinë nga konsorciumi i aeroplanëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja injoroi paralajmërimet e Uashingtonit dhe bleu një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Nga ana tjetër, Erdoğani akuzoi ShBA-në se strehonte dhe mbështeste Fethullah Gülenin, predikuesin islamik turk me bazë në Pensilvani, të cilin e fajësoi për tentativën për grusht shteti më 2016 që pothuajse e rrëzoi atë nga pushteti. Güleni vdiq vitin e kaluar, duke eliminuar një burim të madh tensioni.

Në një moment, Trumpi e kërcënoi publikisht Turqinë me shkatërrim ekonomik, nëse Erdoğani do të dërgonte trupa në Siri për të sulmuar forcat kurde të mbështetura nga ShBA-ja, të cilat Ankaraja i konsideron si një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), armikut më të madh të brendshëm të Turqisë.

Megjithatë, Erdoğani ishte një nga liderët që më me qejf përshëndeti zgjedhjen e Trumpit për një mandat të dytë. Trumpi, nga ana e tij, e ka cilësuar Erdoğanin si një mik dhe ka shprehur admirim për rolin e Turqisë në rrëzimin e regjimit të Assadit në Siri, i cili u përmbys në dhjetor nga grupi Hajat Tahrir al-Sham (HTS) i mbështetur nga Turqia.

Rikthimi i Trumpit sjell si mundësi ashtu edhe rreziqe për Turqinë. Trumpi është më pak i prirur sesa Joe Bideni për ta izoluar Erdoğanin për shkeljet e të drejtave të njeriut, kufizimet e lirisë së medias dhe kapjen e shtetit, por mund të jetë më i ashpër ndaj qëndrimit agresiv të Erdoğanit ndaj Izraelit dhe mbështetjes për Hamasin.

Gjatë presidencës së Bidenit, Erdoğani nuk u mirëprit kurrë në Shtëpinë e Bardhë dhe marrëdhëniet mbetën të ftohta, ndërsa Trumpi vazhdon t’i përgjigjet telefonatave të tij. Administrata e re e kupton se Turqia, me 85 milionë banorë dhe një pozicion strategjik kyç mes Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, duke kontrolluar hyrjen në Detin e Zi, është bërë një fuqi e mesme e pavarur, me ndikim nga Azia Qendrore deri në Afrikë dhe në botën arabe.

Ndonëse ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe se së fundmi ka kërkuar – pa sukses – të anëtarësohet në grupin BRICS të fuqive të reja joperëndimore, të dominuar nga Moska dhe Pekini, Turqia mbetet e ankoruar në Perëndim si anëtare e NATO-s dhe si kandidate e përhershme, edhe pse e pashpresë, për anëtarësim në BE.

Në aspektin pozitiv, ekspertët turq dhe amerikanë shohin një mundësi për të kapërcyer mosmarrëveshjen mbi raketat ruse S-400. Një kompromis i mundshëm do të ishte që sistemi i papërdorur rus të vendosej në magazinim në bazën ajrore të Inçirlikut, ku forcat ajrore amerikane kanë një nga përqendrimet më të mëdha të trupave të tyre në Lindjen e Mesme. Në këmbim, Uashingtoni do të hiqte sanksionet e armëve ndaj Turqisë dhe do t’i shiste aeroplanët F-35, megjithëse nuk është e qartë nëse Ankaraja, e cila tashmë po zhvillon aeroplanin e saj luftarak, është ende e interesuar të rikthehet në këtë program.

Mund të ketë gjithashtu një mundësi për bashkëpunim më të ngushtë mes ShBA-së dhe Turqisë në Siri, ku marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara qëkur Uashingtoni mbështeti Forcat Demokratike Siriane (FDS), një milici kurde në verilindje të Sirisë, të cilën Ankaraja e cilëson si një degë të PKK-së. Stein e quajti këtë aleancë “mëkatin më të madh” në sytë e Turqisë.

Si pjesë e përpjekjeve të tij për t’u tërhequr nga “luftërat e përhershme” në Lindjen e Mesme, Trumpi tentoi pa sukses – gjatë mandatit të parë – të tërhiqte forcat speciale amerikane që vepronin së bashku me FDS-në kundër Shtetit Islamik në Siri.

Marrëdhëniet me rivalin e përhershëm rajonal, Greqinë, janë në një fazë më konstruktive, pas kërcënimeve të Erdoğanit për ta bombarduar fqinjin e tij në Egje gjatë fushatës së tij të fundit presidenciale.

Ankaraja ka ndjekur gjithashtu paralajmërimet diskrete të Thesarit amerikan për të kufizuar aktivitetet e bankave turke – nën dyshimin për ndihmë ndaj oligarkëve të sanksionuar rusë në transferimin e parave jashtë vendit dhe për të lehtësuar tregtinë me Moskën në mallra të ndaluara nga ShBA-ja dhe BE. Tregtia e Turqisë me Rusinë pothuajse është trefishuar, që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska, megjithëse Turqia ka pësuar humbje në sektorin e turizmit rus. Megjithatë, Ankaraja ka vazhduar të furnizojë Kievin me armë, përfshirë dronët Bayraktar të cilët luajtën një rol vendimtar në ditët e para të luftës dhe tani po prodhohen në Ukrainë.

Disa analistë turq spekulojnë se Erdoğani mund të ofrojë të ndërmjetësojë mes Trumpit dhe Vladimir Putinit. Por, diplomati i dikurshëm turk, Alper Coşkun, ka thënë se nuk beson se Putini do të dëshironte “t’i jepte lavdinë” e një marrëveshjeje me ShBA-në ndonjë pale të tretë, veçanërisht jo Turqisë pas ngjarjeve të fundit në Siri.

Në aspektin negativ është mbështetja e madhe e Erdoğanit ndaj Hamasit dhe rezistencës palestineze – duke akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për “gjenocid” dhe duke e krahasuar atë me Hitlerin, çka mund ta përplasë me administratën pro-Izrael të Trumpit.

Megjithatë, Erdoğani ishte pranë mikpritjes së Netanyahut në Turqi, pak para masakrës së Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor 2023. Sulmi i mëvonshëm i rëndë ushtarak në Gazë, nga Izraeli, shkaktoi një krizë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Vitin e kaluar, Ankaraja ndërpreu zyrtarisht marrëdhëniet tregtare me Izraelin, por Mustafa Aydın, presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Turqisë, më ka thënë se nafta nga Azerbajxhani vazhdon të rrjedhë drejt Izraelit – përmes porteve turke. Ndërkohë, tregtia me “Palestinën” është rritur me 2,400 për qind, sipas statistikave zyrtare turke, duke sugjeruar se bizneset vazhdojnë nën një emër tjetër. Po ashtu, mediat izraelite raportojnë se kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet, zhvilloi në nëntor bisedime sekrete me homologun e tij turk, Ibrahim Kalın.

Këshilltarët pragmatikë dhe të arsimuar në Perëndim, si Kalın dhe ministri i jashtëm Hakan Fidan, mendohet se kanë fituar më shumë ndikim në rrethin e Erdoğanit, ndërsa duket se janë lënë mënjanë këshilltarët ushtarakë dhe politikë të linjës së ashpër nacionaliste.

Ndoshta rreziku më i madh i paparashikueshëm për marrëdhëniet ShBA-Turqi është mundësia e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Turqisë dhe Izraelit në Siri, ku të dyja vendet janë bërë fqinjë efektivë në vakumin e sigurisë post-Assad. Aydıni vuri në dukje se politikanët dhe akademikët izraelitë po e përmendin gjithnjë e më shumë Turqinë si një kërcënim për shtetin hebraik, ndërsa disa strategë ushtarakë turq kanë frikë se Izraeli, në bashkëpunim të fshehtë me luftëtarët kurdë, mund të kthehet në një kërcënim për Turqinë.

Një përplasje Izrael-Turqi mund të shkatërrojë planet e Trumpit për të paqësuar dhe tërhequr ShBA-në nga Lindja e Mesme. Por, Erdoğani duket mjaftueshëm i zgjuar dhe pragmatik për të mos e lejuar një përshkallëzim të tillë. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

Shefi i MI5: Britania përballet me kërcënim në ngritje nga Rusia, Irani e terroristët

16 October, 2025
Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

Dy F-35 të NATO-s vihen pas një avioni spiun rus pranë Norvegjisë

16 October, 2025
Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton

Tronditet bota e boksit, gjendet i pajetë kampioni Ricky Hatton

16 October, 2025
Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

Lëndë të paligjshme nga Amerika Latine/ FBI-ja angleze zbarkon në Ballkan. Hetime “çunave të Londrës” edhe në Shqipëri

16 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result