Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë me dije se agjencia amerikane e zbulimit të trafikut të drogës (DEA), tashmë ka hapur zyrat edhe në Tiranë. Ndër të tjera Karamuço ka shtuar se ishte koha e duhur që DEA të hapte zyrat në Tiranë, pasi Athina po bëhej gjithmonë e më e largime për punët e mundshme.
“DEA mirëserdhët!!!!!
Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngushtme që diktojnë prezencën tuaj këtu…”, njofton eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.
DEA është Agjencia Federale amerikane për Ballkanin, “DEA” që bën hetimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës në këto vende.