E bujshme nga Italia: Di Biagio, pranë stolit të kombëtares shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luigi Di Biagio është pranë marrëveshjes për t’u bërë trajner i ri i Shqipërisë. Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme dhe këmbënguljes nga FSHF se Edy Reja mbetet trajner i Kombëtares, nga Italia vjen lajmi i bujshëm.

Sipas mediave përtej Adriatikut, 51-vjeçari refuzoi të marrë drejtimin e Cosenza në Serinë B. Di Biagio u takua me drejtuesit e klubit, por u konfirmoi se për momentin është në fazën finale të negociatave për t’u emëruar në stolin kuqezi.

Ai do të bëhet pasardhës i Edy Reja, duke qenë italiani i tretë me radhë dhe i katërti në histori që do të drejtojë Kombëtaren. Negociatat kanë nisur prej disa javësh dhe duket se së fundmi ka patur zhvillime pozitive, duke bërë që palët të arrijnë edhe marrëveshjen në parim.

Nëse lajmet që vijnë nga Italia janë të vërteta, nuk përjashtohet mundësia që emërimi dhe firma në kontratë të realizohet menjëherë. Madje, Di Biagio mund të drejtojë Kombëtaren në miqësoren e luksit më 16 nëntor, kundër Italisë.

Share This Article