E çuditshme në Greqi, futbollisti Llazar Rota luan me AEK-un e Athinës, por tifozët e fyejnë sepse është shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skena të çudtishme në kampionatin grek të futbollit dhe në këtë rast kanë shënjestër një lojtar të përfaqësueses së tyre, me origjinë shqiptare si Llazar Rota, mbrojtësi i AEK-ut të Athinës.

Futbollisti 27-vjeçarë ka lindur në Greqi dhe ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin përfaqësues grek, ndërkohë që aktivizohet me skuadrën e AEK-ut, megjithatë tifozët kundërshtarë edhe pse ai mban veshur faellën e përfaqësueses së tyre, e kanë një pikë ku mundohen ta mërzisin apo ta nxehin, duke e ofenduar si shqiptarë…nëse ai nxehet, pasi fakti që luan për ta, na jep të drejtën ta dyshojmë.

Gjithësesi, një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, në një moment goli, i vetmi për të deri më tani në kampionatin helen, dëgjohet t’i drejtohen…”të dhj…. Shqipërinë tënde…” një moment që vjen menjëherë pas golit, ndëkrohë që Rota i përgjigjet me ironi duke i duartrokitur dhe bërë me shenjën që nënkupton, “vazhdoni, vazhdoni…flisni…”

Kujtojmë që në të njëjtin ekip me Rotën është edhe shqiptari tjetër, por këtë here bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares kuqezi, gardiani I portës sonë Tomas Strakosha.

Share This Article