“E dhunoi i biri”/ Artisti Çun Lajçi: Përgjigje portaleve që për një cent therin njeriun…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çun Lajçi nuk ishte viktimë e dhunës në familje. Vetë aktori ka përgënjeshtruar lajmet se i biri ka goditur veten me thikë dhe më pas ka kërcënuar familjen.

Në një postim në rrjete sociale, ai thotë se djali ishte i dehur dhe kishte thyer një gotë me dorë. I frikësuar se mund të sulmonte dikë, Lajçi thotë se njoftoi policinë të merret me rastin, por sipas tij janë shtrembëruar faktet.

“Kundërpërgjigje —portaleve që për nji cent e therin njeriun!

A jeni n’vete ore? E vërteta asht se djali ishte i dehur! Nji gotë e kishte thye me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!

Tani: Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vret! Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht! Kaq” – shkruan Lajçi.

Share This Article