E dhunuan dhe qëlluan me armë drejt makinës së tij pas sherrit, zbardhet ngjarja. Kush është 42-vjeçari i plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sherr i nisur për arsye banale, ka çuar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.

Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana 42 vjeç, banues në Bericë.

Ky i fundit është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri makinën e tij, por plumbat nuk e kanë prekur shoferin.

Pasi është qëlluar me armë në drejtim të mjetit, 42-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe është përplasur me barrierat anësorë të rrugës, dhe ka përfunduar pranë një karburanti.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u paraqitur në spitalin e Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve.

Share This Article