E dyshuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Jelena Gjukanoviqit, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e cila po akuzohet për veprën penale të spiunazhit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehures J.Gj., gjyqtari i kësaj çështje penale pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 19.09.2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtës iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet deri me datë 18.11.2025”, ka pohuar Gashi.

Gjukanoviq, dyshohet se ka përcjellë informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Republikës së Kosovës te Aleksandar Vllajiq, i identifikuar si agjent rezident i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). 


Share This Article