E fejuara e Khashoggit akuzon ShBA-në për fshehje të fakteve rreth vrasjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, i ka akuzuar autoritetet amerikane për fshehje të fakteve rreth vrasjes së tij dhe ka thënë se dështimi i tyre për transparencë do të mund të lejonte vrasje të ngjashme në të ardhmen.

Hatice Cengiz, aktiviste dhe shkrimtare turke, tha se nëse qeveria amerikane nuk e zbulon atë që e di, kjo “do të dëshmonte se vlerat e ShBA-së dhe të gjitha vendeve të denja janë boshe dhe të pavlera”, shkruan Independent.

“Qeveria e ShBA-së duhet t’i publikojë të gjitha të dhënat që ka rreth vrasjes së Jamal-it në mënyrë që të dalë e vërteta. Nuk ka arsye për t’i fshehur faktet”, i tha ajo gazetës së njohur britanike.

Më herët këtë vit, një raport i inteligjencës amerikane tha se besohet që princi i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, kishte dhënë urdhër për vrasjen e gazetarit në tetor të vitit 2018, pasi ishte zemëruar nga kritikat e tij për vendin që e udhëheq princi.

Në raportin e Zyrës së Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare u vlerësua se princi Bin Salman e kishte miratuar vrasjen dhe kishte caktuar disa agjentë sauditë, të cilët besohet se e vranë gazetarin Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll, para se t’ia copëtonin trupin me sharrë.

Share This Article