E fejuara e kryeministrit britanik lind djalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E fejuara e kryeministrit Boris Johnson të Britanisë së Madhe, Carrie Symonds, e ka lindur një djalë, njoftoi qeveria britanike të mërkurën.

Në njoftim thuhet se nëna dhe foshnja janë me shëndet të mirë, ndërsa lindja është kryer në një spital të Londrës.

Çifti ka jetuar në rezidencën zyrtare që nga koha kur Johnson u bë kryeministër i Britanisë në korrik të vitit të kaluar. Ata njoftuan në muajin shkurt se janë duke e pritur fëmijët e tyre të parë.

Ndryshe, Johnson u kthye në punë të hënën, një muaj pasi u diagnostikua me koronavirus. Për disa ditë, ai kishte qëndruar në repartin e kujdesit intenziv për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Simptoma të virusit të ri kishte edhe e fejuara e kryeministrit, por ajo u shërua shpejt, shkruan “Reuters”.

https://www.facebook.com/albuktvOfficial/videos/1511947142344430/
Share This Article