E hapën me një lugë të ndryshkur, ikën përmes një tuneli – kapen katër nga të arratisurit nga një burg i Izraelit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër nga të arratisurit nga burgu i Gilboa javën e kaluar u kapën në veri të Izraelit gjatë fundjavës nga Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë Izraelite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma.

Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.

Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Menjëherë pas arrestimit të Qadri dhe Mohammed Ardah, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

Një raketë u lëshua gjithashtu nga Rripi i Gazës dhe u përgjua nga sistemi i mbrojtjes raketore Kupola e Hekurt.

IDF u përgjigj me një sulm ajror kundër infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

Një tjetër banor i tha mediave se Zubeidi dhe Ardah “nuk rezistuan” kur policët i arrestuan.

Ndryshe, autoritetet izraelite kishin nisur një kërkim masiv pasi gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga një nga burgjet më të sigurta të vendit brenda natës.

Burrat besohet të kenë hapur një tunel nga qelia e tyre gjatë disa muajve që të çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut Gilboa.

Dhe siç thuhet më tej, zyrtarët u alarmuan nga fermerët të cilët i vunë re që vraponin nëpër ara. 

Share This Article