E humbur prej dekadash, një letër e shkruar nga Kristofor Kolombi në shekullin e 15 kthehet në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer Italisë një letër të vjedhur të shekullit të 15-të nga Kristofor Kolombi. 

E shkruar në latinisht, ajo është një nga rreth 30 botimet e para të mbijetuara të letrës së eksploruesit që tregonte zbulimet e tij në kontinentin amerikan mbretit të Spanjës Ferdinand dhe mbretëreshës Isabella në 1493, pasi monarkët financuan udhëtimin e Kolombit në Botën e Re.

Letra besohet të jetë vjedhur nga “Biblioteca Nazionale Marciana” në Venecia, në vitet 1980. Ajo u gjet në posedim të një koleksionisti privat në Shtetet e Bashkuara.

Kopjet e letrës janë jashtëzakonisht të rralla dhe shumë të vlerësuara nga koleksionistët dhe historianët.

Versioni i kthyer në Itali këtë javë njihet si një botim “Plannck I”. Është emëruar pas Stephan Plannck, një botues i shquar që tregoi dy botime të letrave më shumë se 500 vjet më parë citon CNN.

Share This Article