“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nga jashtë Parlamentit se kërkon falje ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, në rast se deklarata e tij më herët është perceptuar si fyerje.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shtoi se qëllimi i tij nuk ka qenë të ofendojë dhe se komentet e tij lidhen me informacione të mëparshme të ambasadorit.

Ai theksoi se fjala e tij ishte një përsëritje e asaj që ambasadori kishte bërë publik më parë.

“Nëse ai e konsideron fyerje, unë do e rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur por kjo nuk përbën fyerje”, tha Berisha.

Share This Article