ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris 6 hours ago
Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025 6 hours ago
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra 6 hours ago
Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë 6 hours ago
Arritjet në arenën ndërkombëtare, Presidentja e Kosovës viziton skuadrën e Dritës 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët

albnews by albnews
9 December, 2025
in Albania
0
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie. Ai deklaroi në Dita Jonë në A2 CNN se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Lapaj theksoi se kishte pritur protesta dhe përballje publike në dhjetor, sidomos për çështje që prekin të rinjtë dhe studentët, për ikjen masive nga vendi dhe mungesën e shpresës. “Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.

RelatedPosts

Berisha: Çdo demokrat të ngrihet në lartësinë e idealeve të Dhjetorit, të përgatitemi për protesta të fuqishme

Andoni: Një dorë në Komitetin Qendror ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ‘90

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në arsim, Shqipëria kryeson vendet evropiane

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve. “Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit,” tha Lapaj.

Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat. “Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime,” deklaroi ai.

Lapaj tregoi se gjatë natës nuk ka qenë i vetëm. Qytetarë kanë shkuar për ta mbështetur, disa për disa orë, të tjerë duke i sjellë ujë të ngrohtë dhe batanije. Ai beson se protesta do të rritet në përmasa dhe se është koha që rinia, studentët, fermerët dhe të gjithë ata që ndihen të papërfaqësuar nga politika të reagojnë.

“Shteti nuk është pronë personale. Na duhet ta mbyllim tranzicionin dhe të ndërtojmë institucione të drejta, që qytetarët t’u besojnë taksave dhe ligjit,” tha Lapaj në Dita Jonë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris

Kryevepra e humbur e Rubensit rikthehet – Piktura e rizbuluar shitet për 2.7 milionë dollarë në Paris

9 December, 2025
Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

Indeksi Global i Paqes, 10 vendet më të sigurta në botë për 2025

9 December, 2025
Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra

Nuk kanë fund telashet për Luvrin, rrjedhja e ujit dëmton me qindra vepra

9 December, 2025
Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

Paralajmërim për cunami pas tërmetit 7.6 ballë që goditi bregun lindor të Japonisë

9 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result