‘E kanë pranuar’/ Sazan Guri: George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guri u shpreh se George Bush dhe George Washingon ishin shqiptarë

Figurat e njohura në botë po zbulohen se janë shqiptarë. Kështu deklaron për dy prej tyre, ambientalisti, Sazan Guri. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Guri u shpreh se George Bush dhe George Washingon ishin shqiptarë. Ai tha se Bush, i ka pohuar një mikut të tij se ishte shqiptar. Po ashtu, ai shton se Washington ishte me prejardhje nga Sinica e Pejës. Guri tha se mamaja e George Washington vend emigroi në SHBA, aty ku u martua me një shtetas amerikan.

“George Washington nga Sinica e Pejës. Edhe George Bush. I tha një inxhinieri, shokut tim në Korfuz, unë jam nga Shqipëria, por nuk e di se kur kam ikur. Publikisht e ka thënë. Mamaja e George Washington, Maria shkoi fillimisht në Angli, Skoci, Irlandë dhe ishin ndër të parët që shkuan nga Irlanda kur ishte kriza e patates dhe shkuan të gjithë në Amerikë.

U martua me të shoqin amerikan dhe ka lënë porosi sesi të mbahet Kosova dhe Shqipëria. Dwight D. Eisenhower i caktoi një fond Shqipërisë, por këta nuk i morën, thonin imperializmi amerikan. Ne kemi një akademi që quhet “Rrënjët tona” dhe na vijnë fakte nga e gjithë bota, kemi njerëz që punojnë në arkiva”, theksoi Guri.

Share This Article