E kërcënoi para arrestimit, Rama për ndalimin e Belerit: Mos e politizoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sprovë të madhe për drejtësinë në prag të zgjedhjeve, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama ndalimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri.

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thekson se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”

Ai bëri thirrje për respektim të organeve të drejtësisë dhe mos nxitim me konkluzione politike edhe pse vetëm pak ditë më parë e kërcënoi në Himarë dhe mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit ‘Opinion’, sërish e kërcënoi.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”.

Share This Article