E kërkojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon për Kuvendin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse prej disa orësh, deputetët e opozitës e kërkojnë kryeministrin Rama që të jetë në seancë për të dhënë llogari për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se të tilla reagime në parlament njollosin Kosovën dhe i bëjnë dëm asaj në sytë e aleatëve.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, shkruan Rama.

Share This Article