E kishte “fiksim”, polici britanik akuzon kolegen: Ka qëlluar me armë bosin shqiptar të drogës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithmonë në rrjet publikohen lajme se si prangosen dhe dënohe trafikantët shqiptarë, por lajmi i mëposhtëm nuk është si të tjerët.

Sipas mediave një efektiv i policisë britanike është vendosur në pranga dhe është dënuar pasi gënjeu drejtësinë kur tha se kolegia e tij kishte qëlluar një trafikant droge me orgjinë shqiptare.

Njoftohet se Abubakar Masum e kishte sajuar gjithçka pasi ishte fiksuar pas koleges së tij. Mesa duket fiksimi nuk i ka ecur si duhet dhe kjo e ka çuar deri në pikën sa të akuzonte atë se kishte qëlluar me armë zjarri një trafikant shqiptar. 24-vjeçari gënjeu se gruaja Mia Pitman kishte shtënë në drejtim të shqiptar duke bërë që drejtësia britanike të nisë një proces hetimi ndaj saj. Por gjithçka rezultoi një gënjeshtër.

Pasi u zbulua e gjithë sajesa, efektivi i policisë u mbajt në paraburgim deri sa doli në gjykatë ku u dënua për shtrembërimi të rrugës së drejtësisë dhe për akses të paautorizuar në sistemin kompjuterik të policisë, shkruajnë mediat britanike.

Masum u përball sot në gjykatë me akuzat për shkelje të disa standardeve të sjelljes profesionale, duke përfshirë ndershmërinë dhe integritetin, konfidencialitetin dhe sjelljen diskredituese,  shkruajnë mediat britanike.

Masumi nuk u përgjigj nëse i pranonte apo ajo akuzat.  Pasi është shkarkuar nga detyra e punonjësit të policisë ai është dënuar nga gjykata angleze.

Share This Article