E konfirmon Fabricio Romano/ Ofertë për të huazuar Brojën, ja si i përgjigjet Çelsi klubit rival të Premier Ligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja po kalon orët vendimtare për të ardhmen e tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që e sheh veten larg Çelsit, me disa klube të Premier Ligës që po presin në “derë” për shërbimet e tij.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, është ndalur të flasë sërish për të ardhmen e 22-vjeçarit kuqezi, teksa kësaj radhe ka zbuluar një tjetër ofertë.

Ai konfirmon se ka ardhur një ofertë për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, e cila është refuzuar menjëherë nga “Blutë” e Londrës.

Sipas fjalëve të Romanos, duket se e ardhmja e Brojës do të jetë te Çelsi, të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi duket se tashmë klubi londinez nuk kërkon që të largojë një sulmues, të cilin nuk e zëvendësuan dot.

Share This Article