Këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqi linjat e saj të tonifikuara me një fustan të argjendtë, të cilin e përshtati me një palë çizme deri tek gjunjët.
Ajo gjithashtu pozoi për artikujt e koleksionit të saj, me një fustan të zi, shumë sensual. Në një pozë të tretë, Rita shfaqi elegancën e saj me një bluzë të bardhë dhe xhaketë, të cilën i kombinoi me një kravatë dhe pantallona gjysmë të tejdukshme.
Koleksioni i dytë i Ritës ma markën vjen pas lançimit të suksesshëm të veshjeve në muajin shtator. Koleksioni i frymëzuar nga stili personal i Ritës, si dhe nga stili ikonë i Studio 54 dhe moda rock në fund të viteve ’70/ ’80.
Ashtu si me koleksionin e parë, koleksioni është bashkë-dizajnuar nga Primark, Rita dhe stilistja me bazë në Londër, Jaëara Alleyne.
“Duke kombinuar dashurinë time për modën dhe kreativitetin, ne kemi krijuar diçka magjike që të gjithë ta ruajnë në veshjet e tyre dhe ta shijojnë veshjen herë pas here”, u shpreh Rita.
“Për mua, sezoni i festave ka të bëjë me kalimin e kohës me njerëzit e dashur dhe shijimin e atyre netëve të dimrit. e këtë koleksion të ri, shpresoj që njerëzit të mund të gjejnë disa pjesë që me të vërtetë i ndihmojnë ata të duken dhe të ndihen më mirë”, tha ylli i muzikës.