Barcelona është detyruar që t’i paguajë rreth 8 milionë euro brazilianit Matheus Fernandes, pasi e largoi me një email nga ekipi.
Fernandes ka luajtur vetëm 17 minuta me katalanasit sezonin e kaluar, por paditi klubin për faktin se e largoi në mënyrë të papërshtatshme si edhe për faktin se nuk e prezantoi me ceremoni kur e bleu në janar të vitit 2020.
Mesfushori 24-vjeçar kërkoi nga Barcelona 15 milionë euro dëmshpërblim, por gjykata vendosi për gati gjysmën e kësaj shifre.
“Isha në shtëpi, po bëhesha gati që të dilja me gruan dhe mora një mesazh ku më pyetën nëse kisha të njëjtën adresë email-i. U thashë po dhe pas pak minutash, më erdhi njoftimi që më ishte mbyllur kontrata. As më përshëndetën me një mirupafshim. Nuk më trajtuan kurrë si futbollist”, deklaronte Matheus Fernandes.