E larguan nga Manchester United, Nisterlooy zyrtarizohet te skuadra e Premierligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
EINDHOVEN, NETHERLANDS - NOVEMBER 28: Leicester City unveil their new manager Ruud van Nistelrooy on November 28, 2024 in Eindhoven, Netherlands. (Photo by Plumb Images/Leicester City FC via Getty Images)

Rud Van Nisterlooy edhe zyrtarisht është trajner i Leicester Cityt.

Holandezi do të jetë pasues i Steve Cooper, i cili u shkarkua javën e kaluar.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2027.

Nisterlooy do ta marr detyrën menjëherë dhe do ta drejtojë skuadrën e Leicesterit në ndeshjen e të dieles ndaj Brentfordit.

“ Jam krenar, jam i emocionuar. Të gjithë me të cilët flas për klubin e futbollit Leicester City janë entuziastë. Ata kanë histori të shkëlqyera për cilësinë e njerëzve që punojnë në Klub, mbështetësit dhe, natyrisht, historia e fundit e klubit është mbresëlënëse. Jam i emocionuar të filloj dhe të njoh të gjithë dhe të jap gjithçka që mundem për Klubin e Futbollit.”, deklaroi Rud Van Nisterlooy.

48-vjeçari nga fillimi i këtij sezoni ishte ndihmës trajner i Manchester United, ndërsa për një kohë të shkurtër ishte trajner kryesor pas largimit të Erik Ten Hag,

Me të ardhur Ruben Amorim si trajner i ”Djajve të kuq”, Nisterlooy u largua nga klubi

Share This Article