Qindra qytetarë shijuan në sheshin “Skënderbej” koncertin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Mbrëmja nisi me performancën e Ronela Hajatit, Semi Jaupajt dhe Kidës, për t’u “ndezur” kur në skenë u ngjit Rita Ora e mbështjellë me flamurin kuqezi.
Edhe balerinët shoqërues ishin veshur me ngjyrat e flamurit tonë, duke “elektrizuar” publikun e pranishëm në shesh.