Nëndetësja e re 1.3 miliardë dollarëshe e marinës mbretërore britanike, është fotografuar së fundmi ndërsa mbushet me raketa kruiz vdekjeprurëse Tomahawk në mesin e kërcënimeve të Vladimir Putinit në adresë të perëndimit.
HMS Audacious, e armatosur me raketa që mund të godasin objektiva në largësi prej 1200 kilometrash, është ankoruar në Gjibraltar, në atë që duket si një demonstrim force. Nëndetësja e re u inaugurua në 2017-ën dhe mban 38 torpedo me një teknologji fibrash optike të pakrahasueshme.
Britanikja “The Sun” ka raportuar më herët se më shumë se 39 mijë pllakëza akustike e mbajnë të pa pikasshme atë nën ujë, cka do të thotë se ajo lundron pa zhurmë, si një delfin. Nëndetësja e ndërtuar nga BAE Systems është e katërta nga shtatë të tilla të klasit Astute dhe mund të lundrojë përreth gjithë globit pa dalë në sipërfaqe.
Dhe shfaqja e saj së fundmi pranë brigjeve iberike pritet të jetë një shenjë se Britania e madhe dhe aleatët e saj të NATO-s po forcojnë kufijtë e tyre në meisn e frikës se lufta në Ukrainë mund të degjenerojë në një konflikt më të gjerë.
Javën e shkuar, sistemet raketore ruse u panë të zhvendoseshin drejt kufijve veriorë të vendit me Finlandën e kjo ndodhi ndërsa vendi besohet se është në kurs për anëtarësim në NATO, bashkë me Suedinë.