E mbylli me Lazion, Strakosha drejt gjigantit anglez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thomas Strakosha, sipas medias britanike “Talk Sport”, mund të transferohet te Manchester United.

Portieri shqiptar, të cilit i përfundoi kontrata me Lazion, është duke negociuar me disa klube, por së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe klubi i madh anglez.

United ka huazuar te Nottingham Forest portierin e dytë, Dean Henderson, dhe aktualisht ka në organikë vetëm spanjollin David De Gea, ndaj Strakosha paraqet një alternativë mjaft të mirë.

27-vjeçari Strakosha, pas 10 vitesh dhe 208 ndeshjesh me Lazion, u largua nga klubi i kryeqytetit italian.

Share This Article