E mohoi Koronavirusin, presidenti bjellorus konfirmohet pozitiv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti bjellorus, Alexander Loukachenko njoftoi sot se është infektuar me COVID-19, ashpërsinë e të cilit ai e ka minimizuar vazhdimisht.

“Gjëja më befasuese është që se sot ju po takoni një person që ka koronavirus, por që vazhdon të punojë. Mjekët erdhën në këtë përfundim dje”, tha ai, gjatë një takimi me zyrtarë nga Ministria e Brendshme.

“Falë Zotit unë jam në mesin e atyre që nuk kanë simptoma”, shtoi Loukachenko.

Presidenti i Bjellorusisë është një nga udhëheqësit e vetëm në botë që nuk ka urdhëruar masa të detyrueshme kufizimi përballë epidemisë.

Share This Article