E moshuara në koncert i ofron para Luizit që ai t’i afrohet më shumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, është duke mbajtur një turne koncertesh në Amerikën e Veriut.

Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, artisti shkodran duket të ketë futur shumë para në xhep pasi zemërgjerësia e shqiptarëve që jetojnë atje, ka qenë shumë e madhe gjatë kohës që performonte.

Madje një e moshuar, e cila ka qenë e pranishme në koncertin e tij në New York, është xhiruar teksa me një tufë parash mundohet të joshë fituesin e BBVA që ta ketë më afër.

Luiz Ejlli në Amerikë (Foto: Instagram)

Më pas, këngëtari shkodran i hedh asaj para dhe e puth në ballë.

Që nga fitorja e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luizi ka qenë i pandalshëm në sjelljen e projekteve muzikore dhe pjesëmarrjen në koncerte të ndryshme. 

Share This Article