E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy Vanhorn shkon në kryeministri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar në kryeministri paraditen e kësaj të premte (29 gusht). Vanhorn ka qëndruar për disa minuta në kryeministri, ndërsa kjo është vizita e parë e saj pas zgjedhjeve të 11 majit.

Pas më shumë se tre muajsh nga zgjedhjet, Komisioni Rregullator certifikoi dje shpërndarjen e mandateve parlamentare në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duke hapur rrugë Presidentit që të dekretojë datën për nisjen e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit.

Ndërkohë, ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbajë një Asamble, ku kryeministri Edi Rama do të bëjë me dije emrat me të cilët do të bashkëpunojë në mandatin e katërt qeverisës me moton e “Shqipërisë 2030”. Ditët e fundit, Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me ministra, funksionarë shtetërorë e partiakë.

Share This Article