Robert Garcia, një kongresmen i ardhshëm amerikan, do të betohet jo vetëm mbi Kushtetutën amerikane, por edhe mbi një libër me figura të Supermenit.
Në Twitter, ai shpjegoi se novela grafike me superhero ka një domethënie të madhe për të, prandaj do ta bëjë pjesë të betimit të tij.
“Kush i kupton novelat grafike, e di që ato janë një pjesë thelbësore e kulturës amerikane. Mësimet që merr aty janë të vlefshme”, shpjegon Garcia.