E pabesueshme! U vonua shumë në tualet, skualifikohet nga gara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nicolas Moreno de Alboran, një tenist 25-vjeçar amerikan, po garonte në turneun Challenger të Sevillas kundër Federico Delbonis.

Të dy tenistët kishin fituar nga një set kur amerikani kërkoi të shkonte në tualet. Moreno de Alboran kishte pak pasi kishte barazuar takimin kërkoi të tërhiqej përkohësisht për nevoja personale.

Tenisti nga New Jorku u kthye në fushë pas 10 minutash dhe kur tentoi të riniste setin e tretë, gjyqtari i karriges e informoi se ishte skualifikuar nga turneu për mungesë në fushë për një kohë të gjatë.

Të dy tenistët biseduan për disa sekonda në fushën qendrore të Klubit të Tenisit Sevilla, por vendimi ishte i parevokueshëm dhe Federico Delbonis ishte tenisti që kaloi në turin tjetër.

Share This Article