Një situatë e paprecedent është shënuar më 22 mars 2023, për shkak të një tjetër sulmi të Qeverisë ndaj ‘Hysenbelliu Group’.
Këtë të mërkurë, policia dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkojnë konfiskimin e Prestige Resort pa vendim Gjykate.
Drejtoresha Juridike e Hysenbelliu Group Folitjona Puravelli ka deklaruar se mësymja e Policisë në këtë ditë pushimi zyrtar, në ambientet e Prestige Resort në Golem për të konfiskuar godinat 1 dhe 3, është në shkelje të ligjit.
Vendimi i marrë nga qeveria, KKT tha drejtoresha Juristike është ankimuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë.
“Duhet të presin vendimin së pari të hidhet shorti të caktohet datë gjykimi e më pas nëse shkojnë në avantazhin e tyre apo tonën këtë e vendos gjykata.
Ata hyjnë brenda te sipërfaqja rrethuese se e gjitha është marrë me qira që në 96 nga Mak Albania e në 2015 i është transferuar titulli Erjoni shpk, që kur hynë te gardhi rrethues do të thotë që hynë me forcë. Të vetmet instrumente që duhet të përdorim është ligji dhe ne ligjin po zbatojmë.
E kundërta ndodh nga ana tjetër që për shkak se s’po respetkojnë ligjin po ndodhin këto situata qesharake. Jo nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.
Janë të gjithë për kallëzim në Prokurori , do bëjë sic kemi vepruar deri tani”, tha ajo.