E paprecedentë/ Avokati nga Tirana kallëzon klienten: I bie telefonit, s’më lë rehat!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet e incidenteve në raportet midis avokatëve dhe klientëve të tyre nuk janë një fenomen i përhapur në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë që nuk ndodhin.

Të paktën këtë lë të kuptosh rasti i denoncuar në policinë e Dimalit, ku një 60-vjeçar nga Tirana me profesion avokat, ka kallëzuar klienten e tij me banim në këtë qytet se e shqetësonte përmes telefonatave të shpeshta.

Uniformat Blu sqarojnë se ka nisur procedimi penal për 48-vjeçaren me iniciale M.K., pas denoncimit nga mbrojtësi i saj ligjor.

“Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 48 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike keqdashëse, i ka prishur qetësinë përfaqësuesit të saj ligjor, shtetasit E. P., 60 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article