• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
E para shqiptare kryetare në një bashki në New Jersey, Violeta Berisha: Njeriu mund të arrijë gjithçka, mbështetje për shqiptarët

E para shqiptare kryetare në një bashki në New Jersey, Violeta Berisha: Njeriu mund të arrijë gjithçka, mbështetje për shqiptarët

by albnews
14 January, 2024
in Bota
0
28
VIEWS

Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kryetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersit, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga themelimi i kësaj bashkie, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të drejtonte një qytet. Familja e saj, me origjinë nga Puka, e la Shqipërinë, për t’i ikur komunizmit, në vitin 1951.

Vetë Violeta, lindi në Itali dhe familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara mbi 50 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 3 muajsh. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka.

Berisha, e cila do të drejtojë një bashki prej më shumë se 15 mijë banorësh, i tha koleges Klementina Cenkollari, se në Fairvieë, jeton një komunitet i vogël shqiptaro-amerikan, por zotohet të ndihmojë ata, si dhe shqiptarët që jetojnë në qytetet përreth. Ajo thotë se është krenare që është shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, javën e kaluar ju u betuat si Kryetare e Bashkisë së Fairvieë, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë post të lartë. Çfarë do të thotë kjo për ju, profesionalisht dhe personalisht?

Violeta Berisha: Për mua do të thotë që njeriu mund të arrijë gjithçka që synon. Unë nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të drejtoja një qytet. Më parë kisha mbajtur detyrën e këshilltares, që dhe ajo ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dhe tani, të jem kryetare, shqiptarja e parë si kryetare bashkie, shqiptarja e dytë si kryebashkiake, por e para në shtetin e Nju Xhersit, kjo është shumë e veçantë.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, familja juaj ka emigruar në SHBA shumë kohë më parë, kur ju ishit vetëm 3 muajsh. Si ka qenë ky rrugëtim për familjen tuaj dhe për ju vetë?

Violeta Berisha: Si çdo emigrant tjetër që vjen në Amerikë, të gjithë kemi një ëndërr. Nuk e di nëse ëndrra ime ishte të bëhesha kryetare bashkie, por është shumë e veçantë që jam në këtë post. Kjo do të thotë se emigrantët, shqiptarët që vijnë në Amerikë po realizojnë atë që kishin menduar se nuk do të ishte kurrë e mundur. Jam përpjekur të jem pranë njerëzve. Të ndihmoj zhvillimin e qytetit. Është diçka shumë shpërblyese për ne. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë mirë. Jam shumë krenare me veten që ndihmoj të tjerët, ndihmoj qytetin. Është një përvojë e dobishme.

Zëri i Amerikës: Kujt ia dedikoni këtë histori suksesi në jetën tuaj?

Violeta Berisha: Absolutisht prindërve dhe fëmijëve të mi. Pa ata, nuk e di ku do të isha. E përmenda këtë dhe gjatë fjalimit që mbajta kur u zgjodha. Ata më kanë ndihmuar për çdo gjë dhe për kapërcimin e çdo pengese që kam hasur në jetë. Dihet se kujtdo i ndodhin gjëra të ndryshme gjatë jetës. Dhe po të mos ishin ata, po të mos më kishin nxitur të bëja gjënë e duhur, nuk e di se ku do të isha.

Zëri i Amerikës: T’i kthehemi misionit tuaj si kryetare bashkie. Cilat janë përparësitë tuaja dhe cilat mendoni se mund të jenë sfidat kryesore gjatë mandatit tuaj në këtë detyrë?

Violeta Berisha: Shikoni, ato që shumë njerëz i shohin si sfidë, unë i shoh si mundësi. Unë mendoj se do të jetë një gjë e madhe, vërtet e madhe që të jem në gjendje të ndihmoj qytetin të përparojë, të ndihmoj në qëndrueshmërinë e taksave, në shtimin e vlerës së pronës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetit. Unë jetoj këtu. Dua ta shoh qytetin tim të begatojë. Në fakt nuk shoh ende aq shumë sfida. Nuk jam e sigurt se me çfarë do të përballem tani. Mendoj se si kudo është fluksi i emigrantëve që vijnë në qytet. Nuk do doja të shihja askënd të lëndohet dhe as t’i ndodhte diçka tjetër. Kështu që, nuk shoh ndonjë sfidë të madhe, madje shpresoj të mos ketë, por dhe nëse do ketë, jam gati t’i përballoj.

Zëri i Amerikës: Zonja Berisha, le të flasim pak për komunitetin shqiptaro-amerikan. Sa ështp komuniteti shqiptarë aty?

Violeta Berisha: Ne nuk kemi shumë shqiptarë, por ka më shumë në qytetet përreth. Komuniteti shqiptar përbën rreth 10% të popullsisë së qytetit. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që kanë nevojë, në cilindo prej qyteteve dhe që do të na drejtohen për ndihmë në këtë komunitet. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që mundem. Ndoshta 200, 300. Nuk jam krejt e sigurt mbi numrin e saktë.

Zëri i Amerikës: Do doja t’ju pyesja gjithashtu në përgjithësi mbi këndvështrimin tuaj për diasporën shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht, integrimin e saj në shoqërinë amerikane?

Violeta Berisha: Siç e dini, shqiptarët kanë ecur shumë përpara në shoqërinë amerikane. Nuk ka asgjë që ata nuk mund ta bëjnë. Tani shqiptarët janë kryetar bashkie, gjyqtarë, sipërmarrës, pra asgjë nuk është e pamundur për ta. Ndaj jam shumë krenare për ta. Jam shumë krenare të them se jam shqiptare./VOA

Previous Post

Hapeni zemrën dhe mos u mbyllni, çfarë thonë yjet për ju sot

Next Post

Sulmet ndaj Houthit në Jemen, Britania: Nuk kishim zgjidhje tjetër, i godasim sërish me aleatët nëse sulmojnë anijet në Detin e Kuq

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Sulmet ndaj Houthit në Jemen, Britania: Nuk kishim zgjidhje tjetër, i godasim sërish me aleatët nëse sulmojnë anijet në Detin e Kuq

Sulmet ndaj Houthit në Jemen, Britania: Nuk kishim zgjidhje tjetër, i godasim sërish me aleatët nëse sulmojnë anijet në Detin e Kuq

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM