E motra e viktimës së dhunës në Pogradec, Jona Proga, është prononcuar për mediat duke rrëfyer momentin që u përball me lajmin e kobshëm.
Ajo tregoi se pas telefonatës të djalit të tezes mbi gjendjen e të vëllait u paraqit në spital, ku pa këtë të fundit, siç ajo e përshkruan, të masakruar.
“Më ka marrë në telefon djali i tezes dhe na tha të shkonim urgjen në spital. Aty pashë vëllain tim të shtrirë dhe të masakruar, dhe mjekët që po i jepnin ndihmën e fundit. Asnjë nga ne familjarët nuk e pranonin këtë që kishte ndodhur, deri sa u dorëzuan mjekët. Dola jashtë, ishte plot me policë dhe thashë çfarë ka ndodhur dhe më thonë se ishte rrëzuar. Nuk më thanë se kishin filluar hetimet për diçka tjetër. Policia lëvizi shumë vonë, kjo do të thotë se kanë qenë në lëvizje nga të tjerët për t’u sjellë kështu. Mirë që nuk lexova mediat që thoshin se vdiq i dehur”, tha ajo.
Fillimisht, uniformat blu iu kanë thënë familjarëve se i ndjeri është rrëzuar, por e vërteta rezultoi ndryshe.