E pazakontë në Francë, shqiptari thërret në mes të meshës “Allahu Akbar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Protagonist ishte një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka hyrë në një kishë gjatë kremtimit të meshës dhe ka thirrur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier, ku shqiptari i paarmatosur është larguar menjëherë nga kisha pa shkaktuar asnjë incident. Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Përballë efektivëve, i riu i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt ka bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën efektin e alkoolit.

Share This Article