E pazakontë! Në Maliq shkatërrohet një varr, eshtrat rivarrosen diku tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Maliq.

Disa persona kanë shkatërruar një varr, duke rivarrosur eshtrat disa metra më larg.

Denoncimi është bërë nga 80-vjeçarja me iniciale F.A e cila thotë se disa ditë më parë familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Share This Article