E qëlluan me thikë gjatë xhirimit të një videoklipi muzikor në Londër, vdes 23-vjeçari shqiptar dhe shoku i tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku raportohet se një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të kryeqytetit britanik më 29 qershor, gjatë skenës së xhirimit të një videoklipi muzikor, njoftojnë mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike në veri të Londrës, ku shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë. Nga sulmi i tmerrshëm humbi jetën menjëherë 15-vjeçari, ndërsa Klevi Shekaj pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Klevi Shekaj

Autorë të sulmit Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin thika, vazhduan të sulmonin viktimat.

Share This Article