E reja ndërroi jetë te Koço Gliozheni 4 ditë pas lindjes, familjarët akuza spitalit: Nuk kishte asnjë sëmundje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhet identiteti i 30-vjeçares që humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. BalkanWeb mëson se Mimoza Veizaj kishte shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites.

Sipas familjarëve, e reja nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor, ndërsa ata lëshuan akuza në drejtim të spitalit. “Nuk i bënë shërbim. Shkoi në spital në orën 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara, por kishte vetëm dhimbje brinjësh dhe këmbësh. Lindja ka shkuar shumë mirë dhe nuk pasur asgjë gjatë shtatzënisë. Djali është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Faji është i doktorit, pasi i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë të operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del gjilpëra efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta”, tha halla e viktimës.

Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po dhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshon rreth 5 kg.

Share This Article