E rëndë, 40 vjeçari vret me thikë babain

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 40-vjeçar ka vrarë babain e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, pasditen e djeshme.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se 40-vjeçar inga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iau ka nënshtruar plagëve të marra,”- njoftojnë nga MPB.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër krimi në familje që ndodhi në Maqedoninë e Veriut një natë më parë. Një djalë vrau nënën e tij dhe gjyshen në Shkup.

Share This Article