E rëndë/ Bie zjarr në Komisariatin e policisë në Tiranë, vdes një i ndaluar, një polic rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarri i rënë në komisariatin nr. 5 në Kamëz mbrëmjen e kësaj të shtune ka shkaktuar viktimën e parë.

Policia njofton se shtetasi i ndaluar A. M. ka humbur jetën ndërsa dy policë janë dërguar për ndihmë policore, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Viktima është një 26-vjeçar i arrestuar për dhunë në familje.

“Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.”, njofton policia.

Flaka ka nisur në ambientet e brendshme të komisariatit të policisë dhe u shua vetëm pas ndërhyrjes së e zjarrfikësve të Kamzës.

Punonjësit e komisariatit janë evakuuar nga godina ndërsa të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri por shtëllunga tymi vijojnë të dalin në vendin ku ishte vatra e flakëve.

Share This Article