Një 15-vjeçar është vrarë sot me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Angli. Sipas BBC ngjarja e rëndë u shënua në një shkollë të Sheffield, rreth orës 12:00.
Adoleshenti ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa autori u vendos në pranga nga policia.
“Me pikëllim të madh ndaj me ju sot, lajmin se një adoleshent ka vdekur pas goditjes me thikë në një shkollë të Sheffield më herët, mendimet tona janë me familjen e djalit, miqtë e tij dhe të gjithë komunitetin e shkollës. Në orën 12:17, shërbimet e urgjencës u thirrën në shkollën e mesme Katolike All Saints në rrugën Granville.
Viktima, një djalë 15-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe me gjithë përpjekjet më të mira të shërbimit të ambulancës, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Një djalë 15-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe aktualisht ndodhet në paraburgimin tonë”, njoftoi përmes një konference për shtyp shefja e policisë Lindsey Butterfield.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë.