E rëndë në Angli, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar! Autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza dhe një djalë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën.

22-vjeçari nga Kosova, Lorik Abazi u gjet i plagosur në Hesterman Way, ne Croydon të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai vdiq në spital, shkruan BBC.

Familja e Lorikut ka shpërndarë një deklaratë të ndjerë, duke përshkruar të riun si “një person të kujdesshëm, të zgjuar, me një sens të bukur humori dhe me një të ardhme të ndritur përpara, por që iu pre në mes”.

Pas ngjarjes, dy vajza, të dyja 25 vjeçare, dhe një djalë 28 vjeçar u arrestuan si të dyshuar për vrasje. Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kryeinspektori Nick Blackburn ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Lorikut, duke thënë: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

Share This Article