E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia është njoftuar që babai ka goditur me thikë vajzën. Mesohët se Mikel Ndoj ka goditur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit i cili ka ndërhyrë në momenitn që babai ka plagosur me thikë vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 12. Nuk dihen ende rrethanat apo motivi i këtij krimi. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit. 

Share This Article