Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të huaj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, ku sipas raportimeve, 40-vjeçari dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e një personi me tentativë për të vjedhur.
Ndërkohë, raportohet se gjatë momentit të hyrjes nga dritarja, 40-vjeçari ka ngecur dhe ka humbur jetën.
Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se gjitoni që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit dhe ende nuk është identifikuar identiteti i viktimës. Po ashtu, po punohet për përcaktimin e saktë të shkkaut të vdekjes.

