E rëndë në Gjermani, i riu shqiptar vritet pas sherrit me thikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë para natës së ndërrimit të viteve, një i ri shqiptar është vrarë në Gjermani pas një sherri me një 30-vjeçar kurd.

Sipas Bild mes tyre pati një debat të ashpër që solli përleshjen fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari nga Shqipëria.

Mësohet se ngjarja ndodh jashtë një klubi pranë  Schuhmacherort në Heide.

Të riut iu dha ndihma e parë nga punonjësit e emergjencës, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.

Share This Article