E rëndë në Greqi, 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinën e një vile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës së një fëmije ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos, Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare, me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë.

E mitura, vajza e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, ishte duke luajtur në kopshtin e banesës së saj rreth orës 15:00, kur i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pas kërkimeve të menjëhershme nga nëna dhe fqinjët, vogëlushja u gjet disa minuta më vonë, rreth 150 metra larg banesës, në pishinën e një vile turistike, nga kuzhinieri i objektit. Në atë moment, pushuesit e vilës nuk ndodheshin në vend, shkruan A2 CNN.

Vajza u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtohej.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë shoqëruar nënën e 4-vjeçares në komisariatin e Paksos dhe pritet që ajo të dalë përpara prokurorit për vijimin e procedurave ligjore. 

Share This Article