E rëndë në Itali: Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar teksa po kalonte vijat e bardha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni.


Ngjarja e rëndë është regjistruar më 12 tetor në zonën e Guidonia, pranë kinemasë Space, raporton La Repubblica.

Shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Tivoli San Giovanni Evangelista ku ndërroi edhe jetë.

Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article