E rëndë në Itali/ Përplasen avionët, vdesin pilotët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

2 pilotë të forcave ajrore italiane kanë humbur jetën pasi avionët ushtarakë të cilët ata drejtonin u përplasën me njëri-tjetrin. 2 avionët U-208 u rrëzuan afër aeroportit ushtarak Guidonia, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Njëri prej avionëve u rrëzua sipër një makine që ndodhej në një rrugë të banueshme, ndërsa tjetri në fushë. Pas përplasjes, makina u përfshi nga flakët.

“Piloti bëri diçka për të shmangur ndërtesat, i shmangu. Ai bëri një manovër të rëndësishme sepse ai mund të kishte marrë ndërtesat”, kështu tregojnë dëshmitarët okularë për aksidentin mes dy avionëve që i kushtoi jetën nënkolonelit Giuseppe Cipriano dhe majorit Marco Maneghello.

Përplasja mes 2 avionëve ndodhi në fazën para uljes dhe dy avionët ishin të angazhuar në një aktivitet stërvitor që përfshinte gjithsej katër avionë. Hipoteza për momentin është përplasja në fluturim që përcaktoi rrëzimin të dy avionëve por hetimi do të konstatojë shkaqet.

Kryeministri Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj për familjet dhe kolegët e pilotëve.

Share This Article