E rëndë në Itali, shqiptari vret vajzën e mitur dhe një burrë, plagoset ish-bashkëshortja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krim i rëndë është regjistruar në qytetin e Foggia në Itali, ku një shtetas shqiptar raportohet të ketë vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një burrë. E plagosur në këtë ngjarje ka mbetur dhe ish-bashkëshortja e autorit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në mesnatë në një pallat në rrugën Togliati, ku shqiptari Taulant Malaj vrau në fillim në shkallë shtetasin italian Massimo De Santis dhe më pas vajzën e tij të mitur Xhesika.

Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë xhelozia, ku 45-vjeçari Malaj dyshonte se shtetasi italian kishte një marrëdhënie me ish-bashkëshorten e tij.

Gruaja dhe vajza mendohet të kenë ndërhyrë për të shmangur krimin, por mbetën dhe ato viktima të këtij sulmi.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat e grave dhe njoftuan menjëherë policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti dy viktima dhe gruan e plagosur rëndë.

Autori u arrestua në vendngjarje, teksa autoritetet kanë marrë në kujdestari edhe djalin e mitur të shqiptarëve.

Share This Article