E rëndë në Itali, shqiptarja tenton të vrasë vjehrrën me helm minjsh; si u zbulua nga spitali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua shqiptare 48-vjeçare akuzohet se ka tentuar të vrasë vjehrrën e saj duke i dhënë helm për minj në ushqim. Ngjarja ka ndodhur në Savona, Itali.

Sipas mediave në Itali, ndaj 48-vjeçares është vendosur masë sigurie nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë, për akuzën e tentativës për vrasje.

Sipas autoriteteve, gruaja është urdhëruar të largohet nga banesa dhe i është ndaluar t’i afrohet vjehrrës, një 73-vjeçare me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, ndaj saj është vendosur edhe mbikëqyrja me byzylyk elektronik.

Hetimet nisën pasi e moshuara ishte shtruar disa herë në spital.

Analizat mjekësore zbuluan prani të substancave toksike në gjak, që lidhen me përdorimin e zgjatur të helmit për minj.

Sipas hetuesve, nusja, e vetmja që kujdesej për të moshuarën, dyshohet se ia ka dhënë disa herë helmin duke e përzier me ushqimin. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një paketë helm për minj, substancë që përputhet me atë të gjetur në organizmin e vjehrrës.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Share This Article